Auto Glass Albania
Shërbim

Zëvendësim filmash

Heqim filmin e vjetër dhe vendosim një film të ri në xhamat e automjetit.

Heqje e filmit ekzistues dhe vendosje e filmit të ri në xhamin e automjetit, Auto Glass Albania
FOTO PËR ZËVENDËSIM: Heqje e filmit të vjetër dhe vendosje e filmit të ri
Për këtë shërbim

Kur filmi i vjetër duhet hequr

Filmi nuk zgjat përgjithmonë. Me vite, dielli e zbardh, e kthen në ngjyrë vjollcë ose e bën të flluskohet. Në atë gjendje ai nuk mbron më dhe ul dukshmërinë, sidomos natën.

Heqja nuk është thjesht tërheqje e filmit. Poshtë tij mbetet një shtresë ngjitësi që duhet hequr me kujdes, veçanërisht te xhamat e pasmë ku kalojnë fijet e ngrohjes.

Puna

Çfarë përfshin zëvendësimi

  • Heqja e filmit ekzistues nga xhami.
  • Pastrimi i ngjitësit të mbetur pa dëmtuar fijet e ngrohjes.
  • Kontrolli i xhamit para se të aplikohet filmi i ri.
  • Vendosja e filmit të ri dhe nxjerrja e ajrit nga poshtë tij.
Shenjat

Shenjat që filmi duhet ndërruar

  • Filmi ka marrë ngjyrë vjollcë ose është zbardhur.
  • Janë shfaqur flluska ose rrudha nën film.
  • Skajet janë ngritur dhe po ndahen nga xhami.
  • Dukshmëria natën është ulur ndjeshëm.
Si punojmë

Nga një foto në WhatsApp deri te xhami i montuar

Nuk ka nevojë të dini kodin e xhamit. Dërgoni të dhënat e makinës dhe pjesën tjetër e kërkojmë ne.

Dërgo të dhënat
  1. 01

    Na shkruani

    Një mesazh në WhatsApp ose një telefonatë. Kjo është pjesa e shpejtë.

  2. 02

    Dërgoni të dhënat e makinës

    Marka, modeli, viti dhe një foto e xhamit ose e dëmtimit.

  3. 03

    Kontrollojmë xhamin

    Shohim llojin e xhamit dhe disponueshmërinë për modelin tuaj.

  4. 04

    Bëjmë montimin

    Në oficinën tonë në Vaqarr ose, sipas rastit, në vendndodhjen tuaj.

Garanci për punën e kryer. Montimi dhe izolimi ndaj depërtimit të ujit, sipas shërbimit të realizuar.

Si punojmë
Pyetje

Pyetje për këtë shërbim

Nëse pyetja jote nuk është këtu, shkruaj në WhatsApp dhe përgjigjemi.

Jo, nëse puna bëhet me kujdes. Ngjitësi hiqet pa gërvishtur fijet, prandaj kjo pjesë e punës kërkon më shumë kohë se te xhamat e tjerë.

Po. Film mbi film nuk qëndron dhe rezultati duket keq brenda pak kohësh.

Po. Nëse doni vetëm heqjen, na e thoni kur të shkruani.

Kontakt

Dërgoni markën, modelin dhe vitin.
Xhamin e gjejmë ne.

Mos harxhoni kohë duke kërkuar kodin e xhamit. Një foto e dëmtimit dhe të dhënat e makinës mjaftojnë.

Vaqarr, Tiranë  ·  çdo ditë 08:00–17:30

Telefono WhatsApp