Ndërrim parbrizi
Zëvendësim i xhamit të përparmë me kujdes në çdo fazë — heqja, përgatitja e sipërfaqes, montimi dhe izolimi.
Kërko një parbrizAuto Glass Albania · Vaqarr, Tiranë
Që prej vitit 1994 punojmë vetëm me xhama automjetesh. Parbriz, xhama anësorë, xham i pasmë, kamionë — dhe izolimin që i mban të gjitha të thata.
Për çdo prej tyre kontrollojmë llojin dhe disponueshmërinë sipas markës, modelit dhe vitit të makinës.
Zëvendësim i xhamit të përparmë me kujdes në çdo fazë — heqja, përgatitja e sipërfaqes, montimi dhe izolimi.
Kërko një parbriz
Zëvendësim i xhamave anësorë të thyer ose të dëmtuar, për modele të ndryshme automjetesh.
Kërko xham anësor
Zgjidhje për xhamat e një game të gjerë kamionësh.
Shkruani markën dhe modelin e kamionit dhe kontrollojmë disponueshmërinë.
Kontrollo disponueshmërinëAuto Glass Albania punon në tregun shqiptar të xhamave të makinave që prej vitit 1994 — në tregtim, montim dhe zëvendësim.
Makinat kanë ndryshuar, teknologjia e xhamave po ashtu, dhe bashkë me ato edhe materialet dhe teknikat e montimit. Ajo që nuk ka ndryshuar është përgjegjësia për punën që lëmë pas.
Lexo historinë tonë
Punë më të vogla që shpesh vijnë bashkë me ndërrimin e xhamit — ose vetëm.
Nuk ka nevojë të dini kodin e xhamit. Dërgoni të dhënat e makinës dhe pjesën tjetër e kërkojmë ne.
Dërgo të dhënatNjë mesazh në WhatsApp ose një telefonatë. Kjo është pjesa e shpejtë.
Marka, modeli, viti dhe një foto e xhamit ose e dëmtimit.
Shohim llojin e xhamit dhe disponueshmërinë për modelin tuaj.
Në oficinën tonë në Vaqarr ose, sipas rastit, në vendndodhjen tuaj.
Pjesa më e madhe e furnizimit realizohet me XYG. Falë rrjetit të furnizimit brenda dhe jashtë Shqipërisë, sigurojmë alternativa sipas markës, modelit dhe disponueshmërisë.
Ofrojmë garanci për punën e kryer — montimin dhe izolimin ndaj depërtimit të ujit, sipas shërbimit të realizuar.
Kliko një foto për ta hapur të plotë, ose shko direkt te shërbimi.
Përgjigjet e shkurtra për atë që pyetet më shpesh në telefon.
Auto Glass Albania ndërron dhe monton xhama makinash në Vaqarr, Tiranë. Punojmë në këtë treg që prej vitit 1994.
Po. Zëvendësojmë dhe montojmë parbriza për modele të ndryshme automjetesh.
Po. Ofrojmë garanci për punën e kryer, përfshirë montimin dhe izolimin ndaj depërtimit të ujit, sipas shërbimit të realizuar.
Punojmë me XYG, Benson, Pilkington, AGC dhe NordGlass, si edhe me alternativa të tjera sipas modelit dhe disponueshmërisë.
Sipas modelit dhe disponueshmërisë, xhamin mund ta kërkojmë edhe përmes rrjetit të furnizimit jashtë Shqipërisë.
Mos harxhoni kohë duke kërkuar kodin e xhamit. Një foto e dëmtimit dhe të dhënat e makinës mjaftojnë.