Xhama kamionësh
Zgjidhje për xhamat e një game të gjerë kamionësh.
Shkruani markën dhe modelin e kamionit dhe kontrollojmë disponueshmërinë.
Xhamat e kamionëve nuk trajtohen si ata të makinave
Xhamat e kabinave janë më të mëdhenj, më të rëndë dhe shpesh me formë të lakuar. Montimi kërkon hapësirë, mjete të përshtatshme dhe më shumë se një person.
Disponueshmëria varet fort nga marka dhe viti i kabinës. Për disa modele xhami gjendet menjëherë, për të tjerë duhet kërkuar përmes rrjetit të furnizimit.
Çfarë përfshin shërbimi
- Kontroll i markës, modelit dhe vitit të kabinës për të gjetur xhamin e saktë.
- Heqja e xhamit ekzistues dhe përgatitja e kornizës.
- Montimi me ngjitësin ose gominën që kërkon ai model.
- Izolimi dhe kontrolli ndaj depërtimit të ujit.
Për cilat automjete
- Kamionë të mesëm dhe të rëndë të markave të ndryshme.
- Kabina me parbriz të lakuar ose me gominë të veçantë.
- Automjete pune ku ndalimi i gjatë kushton — na thoni afatin që keni.
- Raste ku shërbimi duhet organizuar në vendndodhjen e automjetit.
Nga një foto në WhatsApp deri te xhami i montuar
Nuk ka nevojë të dini kodin e xhamit. Dërgoni të dhënat e makinës dhe pjesën tjetër e kërkojmë ne.
Dërgo të dhënat-
01
Na shkruani
Një mesazh në WhatsApp ose një telefonatë. Kjo është pjesa e shpejtë.
-
02
Dërgoni të dhënat e makinës
Marka, modeli, viti dhe një foto e xhamit ose e dëmtimit.
-
03
Kontrollojmë xhamin
Shohim llojin e xhamit dhe disponueshmërinë për modelin tuaj.
-
04
Bëjmë montimin
Në oficinën tonë në Vaqarr ose, sipas rastit, në vendndodhjen tuaj.
Garanci për punën e kryer. Montimi dhe izolimi ndaj depërtimit të ujit, sipas shërbimit të realizuar.
Si punojmëPyetje për këtë shërbim
Nëse pyetja jote nuk është këtu, shkruaj në WhatsApp dhe përgjigjemi.
Ofrojmë xhama për një gamë të gjerë markash dhe modelesh. Na shkruani markën dhe modelin dhe kontrollojmë disponueshmërinë.
Sipas rastit, po. Pjesa më e madhe e punës kryhet në oficinën tonë në Vaqarr, por shërbimi mund të organizohet edhe jashtë saj.
Varet nga modeli. Disa gjenden në vend, të tjerë kërkohen përmes rrjetit të furnizimit. Ju themi sapo kontrollojmë.
Të lidhura me këtë punë
- Ndërrim parbriziZëvendësim i xhamit të përparmë me kujdes në çdo fazë — heqja, përgatitja e sipërfaqes, montimi dhe izolimi.
- Shërbim në terrenKur situata e kërkon, e organizojmë shërbimin në vendndodhjen e klientit.
- Kontroll rrjedhjeje dhe izolimKur uji depërton pranë xhamit, kontrollojmë montimin dhe izolimin për të gjetur nga vjen problemi.
Dërgoni markën, modelin dhe vitin.
Xhamin e gjejmë ne.
Mos harxhoni kohë duke kërkuar kodin e xhamit. Një foto e dëmtimit dhe të dhënat e makinës mjaftojnë.