Auto Glass Albania
Shërbimet

Servis për xhama makinash në Tiranë

Nga zëvendësimi i parbrizit deri te filmat, gominat dhe izolimi. Për makina dhe për kamionë.

Kryesore

Xhamat

Zëvendësim i plotë: heqje, përgatitje, montim dhe izolim.

Dy teknikë të Auto Glass Albania duke montuar parbrizin e një makine në oficinën në Vaqarr, Tiranë
01 Parbriz

Ndërrim parbrizi

Zëvendësim i xhamit të përparmë me kujdes në çdo fazë — heqja, përgatitja e sipërfaqes, montimi dhe izolimi.

Kërko një parbriz
Teknik i Auto Glass Albania duke zëvendësuar xhamin anësor të një makine në Tiranë
02 Anësorë

Xhama anësorë

Zëvendësim i xhamave anësorë të thyer ose të dëmtuar, për modele të ndryshme automjetesh.

Kërko xham anësor
Zëvendësim i xhamit të pasmë të një makine në oficinën e Auto Glass Albania, Tiranë
03 I pasmë

Xham i pasmë

Heqje dhe zëvendësim i xhamit të pasmë të automjetit.

Kërko xham të pasmë
Teknik i Auto Glass Albania duke punuar me xhamin e një kamioni MAN
04 Kamionë

Xhama kamionësh

Zgjidhje për xhamat e një game të gjerë kamionësh.

Shkruani markën dhe modelin e kamionit dhe kontrollojmë disponueshmërinë.

Kontrollo disponueshmërinë
Si punojmë

Nga një foto në WhatsApp deri te xhami i montuar

Nuk ka nevojë të dini kodin e xhamit. Dërgoni të dhënat e makinës dhe pjesën tjetër e kërkojmë ne.

Dërgo të dhënat
  1. 01

    Na shkruani

    Një mesazh në WhatsApp ose një telefonatë. Kjo është pjesa e shpejtë.

  2. 02

    Dërgoni të dhënat e makinës

    Marka, modeli, viti dhe një foto e xhamit ose e dëmtimit.

  3. 03

    Kontrollojmë xhamin

    Shohim llojin e xhamit dhe disponueshmërinë për modelin tuaj.

  4. 04

    Bëjmë montimin

    Në oficinën tonë në Vaqarr ose, sipas rastit, në vendndodhjen tuaj.

Garanci për punën e kryer. Montimi dhe izolimi ndaj depërtimit të ujit, sipas shërbimit të realizuar.

Si punojmë
Markat

Xhama nga prodhues të njohur ndërkombëtarë

Pjesa më e madhe e furnizimit realizohet me XYG. Falë rrjetit të furnizimit brenda dhe jashtë Shqipërisë, sigurojmë alternativa sipas markës, modelit dhe disponueshmërisë.

XYG Benson Pilkington AGC NordGlass
Pyetje

Pyetjet që na bëjnë çdo ditë

Nëse pyetja jote nuk është këtu, shkruaj në WhatsApp.

Auto Glass Albania ndërron dhe monton xhama makinash në Vaqarr, Tiranë. Punojmë në këtë treg që prej vitit 1994.

Po. Zëvendësojmë dhe montojmë parbriza për modele të ndryshme automjetesh.

Po. Ofrojmë garanci për punën e kryer, përfshirë montimin dhe izolimin ndaj depërtimit të ujit, sipas shërbimit të realizuar.

Punojmë me XYG, Benson, Pilkington, AGC dhe NordGlass, si edhe me alternativa të tjera sipas modelit dhe disponueshmërisë.

Sipas modelit dhe disponueshmërisë, xhamin mund ta kërkojmë edhe përmes rrjetit të furnizimit jashtë Shqipërisë.

Po. Ofrojmë xhama për një gamë të gjerë markash dhe modelesh kamionësh.

Aktualisht punojmë me filma amerikanë LLumar.

Po, sipas rastit. Pjesa më e madhe e punës kryhet në Vaqarr, Tiranë, por shërbimi në terren mund të organizohet edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Markën, modelin, vitin e prodhimit dhe, kur është e mundur, një fotografi të xhamit ose të dëmtimit.

Kontakt

Dërgoni markën, modelin dhe vitin.
Xhamin e gjejmë ne.

Mos harxhoni kohë duke kërkuar kodin e xhamit. Një foto e dëmtimit dhe të dhënat e makinës mjaftojnë.

Vaqarr, Tiranë  ·  çdo ditë 08:00–17:30

Telefono WhatsApp